Protesta në Pogradec/ Miminllari: Një pensionisti në këtë qytet i duhen 600 mijë lekë vetëm për ngrohje

Protesta në Pogradec/ Miminllari: Një pensionisti në këtë qytet i duhen 600 mijë lekë vetëm për ngrohje

11:54, 30/09/2022
A+ Aa A-

Pensionistët në Pogradec nuk janë të kënaqur me indeksimin prej 6 përqind që qeveria u bëri pensioneve, për shkak të rritjes së çmimeve.

Qindra të moshuar në qytetin e Pogradecit protestuan këtë të mërkurë, duke e cilësuar vendimin e qeverisë si tallje ndaj pensionistëve.

Ata kërkojnë kompesim për shkak të krizës, njësoj si në vendet e rajonit, ndërsa kanë bërë thirrje për vijim të protestave.

Të revoltuar, pensionistët akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se për veten shpenzon shuma marramendëse nga buxheti i shtetit në udhëtimet jashtë vendit, ndërsa qytetarët i braktis.

Lavdërim Miminllari kryetar i Konfederatës Pogradec, ishte i ftuar këtë mëngjes në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, në një lidhje me 'Skype' për të folur më shumë në lidhje me atë çfarë po ndodh në qytetin e Pogradecit.

Ai tregoi ndër të tjera, se ata nuk kanë në mend të ndalojnë dhe nëse do jetë nevoja do të vijnë deri në Tiranë, duke kërkuar të drejtat e tyre.

"Pensionistët e Pogradecit e treguan veten, se kanë shumë halle. Qeveria nuk vë dorë mbi pensionistët, dhe se 6 përqindeshi që ju jep pensionistëve është sa 1 kg mish, kur ndërkohë ushqimet janë rritur në stratosferë, duke filluar që nga vaji, mishi i pulës etj.

Është fatkeqëësi, duhet ta themi siç është, na është premtuar se mjekësia është falas, faktikisht ne nuk marrim asgjë falas. I themi qeverisë 'ktheje kokën nga kjo shtresë e vuajtur'. Në qytetin e Pogradecit ndodhen gati 12 mijë pensionistë dhe këta pensionistë duan mbështetje. Ne nuk na intereson sateliti, por që jeta të jetë më e lehtë.

Pensionistët e Pogradecit, jo vetëm do ngrënë zërin por do dalin në rrugë, madje do i shkojnë kryeministrit në Tiranë t’i themi “Zotëri, ne nuk kemi nevojë për llafe, ne kemi nevojë të jetojmë. Të jetosh në Pogradec është një fatkeqësi, sepse pensionisti i Pogradecit shpenzon rreth 600 mijë lekë të vjetra vetëm për tu ngrohur", u shpreh Miminllari

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco