Shtatori mbyllet me luhatje moti dhe temperatura në rritje

Shtatori mbyllet me luhatje moti dhe temperatura në rritje

07:37, 30/09/2022
A+ Aa A-

Qëndra ciklonike në Europën Qendrore po furnizon me masa ajri të paqëndrueshmë Mesdheun duke mbajtur kushte atmosferike të paforshme në vendin tonë.

E premte, 30 shtator 2022

Moti do të jetë me rrreshje shiu me stuhi  në zonën e Shkodrës dhe zonën qëndrore në mëngjes, gjatë ditës  do të jetë me diell dhe vranësira dhe reshje të pakta.  Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     13/23°C
Zona e ulët         14/28°C
Zona bregdetare  18/27°C

Kosova, e premte data 30 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime vranësira dhe mjegull . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim  me shpejtësi 8-10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 22°C -25°C .

E shtunë, data 01 Tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me intesitet mesatar deri në mesditë, pasdite do të kemi një përmirsëim të përkohshëm. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     14/28°C
Zona e ulët         15/31°C
Zona bregdetare  19/28°C/ Marre nga RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco