Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Xhixho: Keqqeverisja po çon shqiptarët pranë humnerës financiare/ Koha e llogaridhënies ka ardhur!

Xhixho: Keqqeverisja po çon shqiptarët pranë humnerës financiare/ Koha e llogaridhënies ka ardhur!

20:16, 29/09/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho  ka reaguar mbi rritjen e çmimeve dhe situatën ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht vendi ynë.

Në një postim në Facebook Xhixho shprehet se qytetarët shqiptarë janë pranë një humnere financiare dhe për këtë çështje është përgjegjës keqmenaxhimi dhe qeverisja e krerëve të shtetit.

Gjithashtu Xhixho shtoi se njësoj si kriza e çmimeve, edhe kriza e energjisë elektrike e ka zgjidhjen, por qeveria nuk ka prioritet ndihmën ndaj qytetarëve.

Postimi i Plotë i Erisa Xhixhos:

Kriza energjetike në të cilën ndodhet vendi është pasojë e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes. Shqiptarët janë para një humnere financiare, drejt së cilës po i shtyn qeveria.

Nga 1 tetori:

👉 Për rreth 100 mijë familje, çmimi i energjisë elektrike do të rriten deri në 4 herë.

👉 Nga rritja do të preken 90% e bizneseve të vogla e të mesme, ndërsa 70% e tyre rrezikojnë të falimentojnë.

👉 Rritja e çmimit të energjisë do të rëndojë më shumë te shtresa e mesme.

Njësoj si kriza e çmimeve, edhe kriza e energjisë elektrike e ka zgjidhjen, por qeveria nuk ka prioritet ndihmën ndaj qytetarëve.

Nëse me 400 milionë euro e mbledhura nga taksat si pasojë e rritjes së çmimeve do të mbështeteshin qytetarët, efektet e krizës nuk do të ishin këto që shohim përditë.

➡️Ndaj propozimi i Konfindustrisë për ngritjen e fashës në 1200 KË duhet marrë parasysh urgjentisht. 

Keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i sektorit ka sjellë këtë gjendje ku jemi sot, as lufta, as pasojat e saj që shiten si propagandë.

Paratë janë, por ato shkojnë për PPP, koncesione dhe pagesa për inceneratorë fantazmë.

Koha e llogaridhënies ka ardhur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco