Peticioni/ 750 familje rome në Drizë të Fierit janë abandonuar nga bashkia projektet e nisura me fonde të ndërkombëtarëve janë lënë në mes

Peticioni/ 750 familje rome në Drizë të Fierit janë abandonuar nga bashkia projektet e nisura me fonde të ndërkombëtarëve janë lënë në mes

10:03, 29/09/2022
A+ Aa A-

Rrugë të pa shtuara, pa ndriçim, plehra të hedhura ku të munden pasi kontenierët e mbeturinave mungojnë. Kjo është gjendja aktuale e lagjes rome në fshatin Drizë të bashkisë së Fierit e cila ndodhet vetëm një kilometra larg bashkisë së qytetit.

Të ndodhur në kushte të tilla kur fonde nga ndërkombëtarët jepen për të zbatuar projekte, që nisen dhe nuk përfundojnë, Panajot Alushi përfaqsuesi  paraligjor I Organizatës për Drejtësi Sociale për qarkun Fier ka pohuar se ka organizuar një peticion të nënshkruar nga afro 85 % e banorëve të kësaj lagje  dhe ja kanë drejtuar Bashkisë Fier dhe Këshillit bashkiak ku I kërkojnë transparencë se përse projektet e nisura me fonde të ndërkombëtarëve nuk janë zbatuar por janë lënë në mes.

Nga ana tjetër banorët pohojnë faktin se rrugët janë gjithë gropa. Pak minuta shi dhe ato mbushen me ujë, fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë, plehrat hidhen në vendin e kontenierëve por ata nuk ekzistojnë dhe përfundojnë kanaleve e më pas në lumin Gjanica. Rrugët pa ndriçim, jemi abandonuar totalisht nga pushteti vendor e qeveria, thonë ata, kujtohen vetëm në kohë fushtash elektorale për të marr vota

Panajot Alushi pohon faktin se të ndodhura para fakteve të tilla askush në bashki nuk jep përgjigje se çfarë është bërë me fondet e dhëna nga ndërkombëtarët, jam detyruar që ti shkruaj komisionerit të diskriminimit  që së bashku me një përfaqësi tonën ti kërkojmë llogari bashkisë se ku kanë shkuar fondet.

Alushi pohoi faktin se fondet kanë qenë të shumta dhe nga shumë homologë  e organizma ndërkombëtarë por nuk janë përfunduar projektet ose fondet kanë shkuar diku tjetër. Për këtë gjë do të vë në dijeni eprorët tanë në Bruksel pranë Këshillit të Europës ka përfunduar Alushaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco