Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Më mungon shumë', Fiona Nishani postim prekës për të atin e ndjerë në ditën e lindjes

'Më mungon shumë', Fiona Nishani postim prekës për të atin e ndjerë në ditën e lindjes

09:43, 29/09/2022
A+ Aa A-

Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani ka kujtuar të atin në ditën e lindjes.

Përmes një postimi prekës në Instagram, Fiona shpreh mungesën e të atit.

“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan Fiona.

Familja dhe të afërmit kanë përkujtuar këtë ditë duke shprehur dhimbjen për mungesën dhe boshllëkun që ish-Presidenti ka lënë.

Këtë vit, Nishani do të kishte 56-vjetorin e lindjes, por ish kreu i shtetit shqiptar u nda nga jeta më 28 maj, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar.

Ish presidenti ishte dërguar për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Bujar Nishani lindi në Durrës më 29 shtator 1966.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku29/09/2022 11:15

Duhet te jeni krenare dhe mirenjohese per babane qe keni pasur zonjusha Fiona !! Te gjithe femijet jane krenare per prinderit e tyre, por babai juaj kishte nje marsh me shume nga te tjeret. Per cfare te flasim : per burrerine e tij, per moralin, koherencen, mungesen e oportunitetit, ndershmerine, fisnikerine dhe shume e shume virtyte te tjera, qe rralle here mund te kombinohen ne nje person te vetem. Rrofshi dhe e kujtofshi, qofte i PARAJSES !!!

Shto koment

Denonco