SYRI TV/ 'Bujqësi në pension': 65-vjeçarët rikthehen si krahë pune

13:04, 28/09/2022
A+ Aa A-

Bujqësia në pension! Kështu mund të cilësohet situata e fermerëve në Korçë, të cilët sikur të mos u mjaftojë mungesa e tregut për shitjen e prodhimit, tashmë nuk kanë as punëtorë.

Gazetarja e Syri Televizion, Sidorela Xhomaqi pa nga afër disa platancione me mollë në Maliq, ku mosha mesatare e punëtorëve është mbi 65 vjeç. Pensionistët udhëtojnë çdo ditë nga fshati në fshat, për të punuar në platancionet e mollëve!

Syri TV udhëtoi drejt bashkisë së Maliqit, në fshatin Gollobërdë. Mungesa e krahut të punës është ndër problemet aktuale që po përballen fermerët e zonës.

Në pamundësi të gjetjes së punëtorëve, fermerët kanë marrë përsipër të fillojnë vjeljen të vetëm. Të rinjtë janë larguar drejt Greqisë apo Maqedonisë pasi të ardhurat janë më të larta.

Pensionistë dhe me moshë mbi 60 vjeç janë shumica e punëtorëve që po vjelin mollët në fushat e Korçës. Fermerët thonë se veç mungesës së fuqisë punëtore, mungesa e tregut për shitjen e prodhimit, po kthehet në kosto të shtuar për ta.

Nëse dështojnë, zgjidhjen e kanë gati.

E ndërsa SYRI TV e ka ngritur shpesh herë shqetësimin mbi tregun fermerët shprehen se po e mbledhin mollën për ta magazinuar, pasi aktualisht molla po shitet me 35 lekë për kg.

Gazetare: S. Xhomaqi

 Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier. T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS28/09/2022 13:34

Dhe njerëzit thonë që Shqipëria është e varfër, që shqiptarët janë të varfër!! U qanë shqiptarër nga shpenzimet e kafeve dhe ushqimeve që hante vejusha e zezë, shoqja Nexhmije Hoxha. Këta janë më të zinj se sa Enver Hoxha dhe të gjithë hoxhistët e tjerë!!! Por Shqipëria është shumë më shumë e pasur, përderisa paska kaq shumë që vidhet dhe vidhet çdo ditë nga të gjithë, me të gjitha mjetet e mundshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, më hajdutëri të drejtpërdrejta, me mashtrime, me fshehje të ardhurash, me abuzime, me shpërdorime, me këqpërdorime, me ryshfete, me tendera, me koncensione, me poshtërsira, me PPP dhe me çdo lloj poshtërsish!!! Pra kaq shumë vidhet sa përsëri mbetet diçka, mbeten lëmosha për mësuesit, për pedagogët, për mjekët, infermjerët, policët, pensionistët, për punonjësit e ndershëm të administratës shtetërore. Dhe njerëzit thonë pastaj se ku do t'i gjejë lekët Sali Berisha që premton kaq shumë???!!! Po ja pra, lekët aty janë midis jush dhe prej jush o popull. Mjafton që qeveritarët mos të na i vjedhin!!! Mjafton që një kryeministër ta përdorë buxhetin e shtetit njësoj sikur të ishte një mësues i mirë, një prind i mirë dhe të përdorte me nikoqirllëk dhe me zgjuarsi paratë dhe të ardhurat e familjes së vet!!! U shkatërruan rafineritë e naftës në të gjithë Shqipërinë, kishim 4 të tilla (në Ballsh, në Fier, në Kuçove dhe në Cerrik) dhe i shkatërruan me qëllim që të pasurohej Edvin Kristaq Rama, me të gjithë çetën kriminalo-mafioze të langove dhe zagarëve të vet!!! Pa llogaritur faktin që Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për prodhimin e naftës dhe të dytin në botë për sasinë e kromit, të parin në Botë për burime hidrike për frymë popllsie!!! Por diktatori mafioz sulltano-putinist i Surrelit, na thotë me pompozitet kriminal: Asnjë biznesmen, asnjë trafikant, asnjë i korruptuar, asnjë hajdut kryebashkiak apo ordiner, asnjë ministër, deputet, zv/ministër, drejtor i përgjithshëm, dhe asnjë kriminel nuk i ka futur ndonjë cent apo qindarkë në xhep këtij kryendyrësire, këtij kryemafiozi, këtij kryekrimineli, këtij kryeqelbësirë, sepse ky nuk pranon lëmosha apo pare xhepi!! Pooooo!! Poooo! Kjo është shumë e vërtetë!!! Plotësisht e vërtetë!!! Sepse këtij krimineli nuk ia fusin dot milionat dhe miliardat nëpër xhepa, por ia dërgojnë me thasë, ja dërgojnë me kilogram, ia dërgojnë direkt tek llogaritë bankare!! Ato janë miliarda euro dhe dollarë dhe nuk mbahen kurrë nëpër xhepa!!! Sepse ky diktator kriminel nuk është as idiot dhe as budalla që të mbajë miliarda euro dhe dollarë as nëpër xhepa dhe as në shtëpi!! Ua ka gjetur vendin prandaj kërcen si gjeli majë mullarit me mut!!! Sipas statistikave zyrtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas KLSH në Shqipëri që nga viti 2014 i vidhen buxhetit të shtetit, që supozohet të "mbohet" nga i zoti i shteëpisë, nga vetë qeveria nëpërmjet zyrtarëve të saj hajdutë 2,3 miliard euro!!! Pra për 8 vjet buxhetit të shtetit, arkës financiare dhe monetare të popullit dhe taksapaguesve shqiptarë i janë vjedhur nga vetë qeveria rreth 18,4 MILIARDË EURO të thata. Si mendoni ju o popull shqiptar, vërtetë të jetë kaq kaqol, kaq idiot, kaq qorr dhe kaq budalla ky "lideri ynë glogal" Edvin Kristaq Rama, sa që ti vidhen nga vartësit e tij 18,4 Miliardë euro dhe ky akoma nuk e di???!!!!! Pra ky ose është një qorr, një injorant dhe një idiot, që që nuk bën vaki kurrë, ose është vetë kryehajduti, që ka 1000% mundësi dhe vërtetësi!!! Prandaj, ky ulërin se nuk më ka futur askush ndonjë euro në xhep. Sepse nuk është çmendur akush që të guxojë dhe t'i afrohet këtij giga-hajduti dhe ti fusë 3-4 mijë euro në xhep!! Ku e ka masën me miliona dhe miliarda, të cilat nuk mbahen as nëpër zarfa dhe as nëpër xhepa!!! 18,4 MILIARDA EURO që ka vjedhur këto 9 vite sundim, ku janë??? Pa llogaritur evazionin fiskal, koncensionet, PPP, tenderat, vjedhjet e minjve nëpër tatime dhe dogana, të ardhurat e munguara nga informaliteti dhe mashtrimet dhe abuzimet e ndryshme financiare nga tatimet, sigurimet shoqërore dhe taksat e ndryshme!!! Po të llogarisim të gjitha këto çdo vit buxhetit të shtetit i humbasin (vidhen) rreth 4 MILIARD EURO çdo vit, pra 2/3 e GDP së Shqipërisë vidhet dhe grabitet!!! Një qeverie transparente, e ndërgjegjshme dhe që punon për popullin e vet dhe për zhvillimin e Shqipërisë, do t'i mjaftonte vetëm të mos vidheshin këto 4 MILIARDA EURO në vit dhe Shqipëria të bëhej një ZVICËR e dytë për 2 vjet!!!!! Mbajeni akoma Edvin Kristaq Ramën në pushtet dhe lërini fëmijët tuaj të marrin arratinë nëpër botë dhe të pastrojnë haletë e botës së qytetëruar!!!

Shto koment

Denonco