VIDEO/ Protesta: Nxënëset e 'Mehmet Akifit' i drejtohen kryeministrisë

10:37, 26/09/2022
A+ Aa A-

Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe me banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i janë drejtuar kryeministrisë, për të çuar zërin e tyre të protestës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrje si: “Mbyll një derë shkollë, hap një derë burgu’ apo ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, protestueset ecën përgjatë Rrugës së Durrësit drejt kryeministrisë, duke kundërshtuar kështu vendimin për mbylljen e kolegjit.

Më herët ato ishin në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Siç shihet dhe nga pamjet, të shumtë ishin nxënësit dhe prindërit, dhe përfaqësues të shkollës, që u stacionuan para ministrisë gati 40 minuta. Ata njëzëri kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin.

Ata, duke treguar kupat dhe medaljet e fituara, kërkojnë që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe kjo shkollë e mesme nga më cilësoret në vend, të vazhdojë mësimin duke e konsideruar si të pavërtetë justifikimin e dhënë nga Ministria e Arsimit për mbylljen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco