IGJEUM: Priten reshje intensive në disa qarqe sidomos në Shkodër dhe përmbytje në zona të veçanta

IGJEUM: Priten reshje intensive në disa qarqe sidomos në Shkodër dhe përmbytje në zona të veçanta

07:15, 26/09/2022
A+ Aa A-

Sipas llogaritjeve të Instituti i Gjeoshkencave  (IGJEO) , të hënën më datë 26 shtator, në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, si rezultat i reshjeve shumë intensive/intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

RESHJET

Sot priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës dhe Vlorë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në shumicën e qarqeve të tjera. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 24 °C; në vendet e ulëta: 15 / 27 °C; në vendet malore: 10 / 21 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

ZJARRET NË PYJE

Të hënën, datë 26) pritet niveli “Ska rrezik" në pothuajse të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco