VIDEO/ 3 vite pas tërmetit rindërtimi ngec në Kurbin, SYRI TV sjell historinë e familjes Marashi

14:21, 25/09/2022
A+ Aa A-

Edhe pse kanë kaluar 3 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, shumë familje në Kurbin, një nga zonat më të dëmtuara, janë ende pa një strehë. Familja Mirashi nga fshati Gurëz, është detyruar të emigrojë, pasi shtëpia e dëmtuar plotësisht nuk iu rindërtua, ndërsa bashkia nuk i dha kurrë bonusin e qerasë.

Nga SYRI TV

Tre vite pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë familje në zonën e Kurbinit janë ende pa një strehë, ne pritje të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara.

Një prej tyre është dhe familja Mirashi nga fshati Gurëz, e cila pasi nuk mori asnjë zgjidhje nga instancat për ti ofruar një strehë apo bonus qiraje, u detyrua të emigronte.

Vëllai i 65-vjeçarit, Ded Mirashi tregon se autoritetet e kanë shembur plotësisht shtëpinë për ti hapur rrugë rindërtimit, por ndonëse kanë kaluar gati 3 vite puna ende nuk ka nisur.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të dhe sot shumë familje vijojnë të jenë ende të pastreha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco