VIDEO-SYRI TV/ Vijojnë zvarritjet e punimeve në Eco Park, shtyhen për të katërtën herë

13:53, 24/09/2022
A+ Aa A-

Eco Park në Porto Romano vijon të mbajë dyert mbyllur për qytetarët. Punimet zvarriten dhe inaugurimi I tij është shtyrë për herë të katërt. Banorët e zonës tregojnë se ky është një investim abuziv, ndërkohë që të vetmen gjë pozitive shohin heqjen e mbeturinave si pasojë e punimeve.

Nga SYRI TV

Punimet e Eco Park në Porto Romano vazhdojnë të shtyhen dhe të tejkalojnë afatet e inaugurimit  për herë të katërt.  Ky park duhet të shërbejë si hapësirë argëtimi, por ende nuk është vënë në shërbim të qytetarëve, pavarësisht se është premtuar shumë. Vetë banorët e zonës shprehin pakënaqësi për këtë vonesë, si edhe deklarojnë se e shohin si rast abuzimi me fondet.

Afatet e përfundimit dhe inaugurimit të parkut janë shtyrë herë nga Kryeministri Rama, herë nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e herë nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe duket se asnjë nga institucionet nuk bie në dakortësi për një datë hapjeje të Eko Park.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco