FOTO/ Moti, fundjavë e ftohtë

FOTO/ Moti, fundjavë e ftohtë

16:49, 23/09/2022
A+ Aa A-

Fundjava pritet që të jetë e ftohtë, me temperatura më të ulëta se gjatë ditëve të javësh.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, e shtuna dhe e diela do të jenë me diell, por me temperatura më të ulëta se zakonisht.

Parashikimi i motit:

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.

Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco