Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Një letër nga ish nxënësja e ‘Mehmet Akif’: Si mund të mbyllet një burim dijesh?

Një letër nga ish nxënësja e ‘Mehmet Akif’: Si mund të mbyllet një burim dijesh?

12:58, 23/09/2022
A+ Aa A-

Këshilli i Ministrave vendosi të enjten mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili funksiononte si kolegj për vajza dhe djem dhe financohej nga fondacioni “Gulistan” i lakuar për lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen. Vendimi u publikua në faqen zyrtare të Kryeministrisë pa asnjë shpjegim apo arsyetim.

Reagimet e nxënësve që studiojnë në këtë shkollë kanë qenë të shumta, madje një ish nxënëset e kësaj shkolle ka reaguar me anë të një letre ku shpreh krenarinë e saj, për faktin se dikur u ul na bankat e atij kolegji.

Letra e plotë:

E sot, për herë të parë, pashë profesorin tim, drejtorin e shkollës, që ishte burimi ynë i shpreses, optimizmit, e qeshura e shkollës tonë, me lot në sy. Me lot në sy, por me kokën lart. Me lot në sy, por me dorën në zemër duke kënduar himnin shqiptar. Duke kënduar himnin e vendit tonë, në krye të nxënëseve te rreshtuara në mëngjesin më të dhimbshëm që kjo shkollë ka dëshmuar. Duke kënduar himnin kombëtar, para flamurit… njëzeri, të bashkuar.

E unë jam një maturante e vjetër, që u ul në këto banka 3 vite, që qeshi këtyre korridorëve, e mësoi e mësoi e mësoi. Unë jam një maturante mes atyre që fitoi olimpiada kombëtare, gjithmonë e shtyrë nga mësuesit e mi, profesori im, qe panë potencial, të cilin vetë unë nuk e njihja. Unë jam një maturante, që arriti qëllimet e saja, kapi ëndrrat më të largëta, e krenoi jo vetëm veten, jo vetëm familjen, por fundja të gjithë. Jam një maturante me medalje të artë, cmimi më i lartë për nxënësit më të arrirë, e fundja ajo medalje nuk është vetëm imja, është përkushtimi i mësuesve të mi, besimi i tyre, puna e tyre e pamase. Është e shkollës sime, e frymës së saj motivuese dhe e cdo njeriu që e përbën atë. Cdo nxënësi, cdo mësuesi, cdo kujdestareje, e cdo tezeje tonën të dashur. E sot pse vallë duhet ti shikoj me lot në sy, me fytyra të ngrira, me zemra të thyra?

Cili është faji i tyre? Cili është faji ynë? Vallë, se nxorën brezni pas breznie me individë të përgjegjshëm, të denjë për shoqërinë? Vallë, se vendosën rregullin, etikën dhe moralin të parën? Vallë, se besuan në Shqiperinë? Se kënduan himnin cdo të hënë, në shi a në diell a në borë? Se festuan me javë të tëra ditën e flamurit? A se frymëzuan nxënëse të panumërta e kapur përdore i percollën drejt një të ardhmeje më të mirë? Një shkollë e vogël, një zemër e madhe.

Për shumë prej nesh, Mehmet Akifi nuk ishte thjesht gjimnazi ynë, ishte shtepia jonë, familja jonë e madhe. Vajza nga e gjithë shqiperia u bënë bashkë në konvikte. Që të vockla, larg familjes, larg jetës që dikur njihnin. E sërisht nuk u ndien kurrë të humbura në një qytet të huaj, kurrë të vetmuara në mes njerëzve të rinj. Për to ishte gjithnjë Mehmet Akifi, gjithnjë pranë tyre, gjithnjë aty. Me nje kujdestare të buzëqeshur, me një përqafim të ngrohtë nga një mesues, a me një fjalë të mirë. Mësuesit vinin tek ne, ndonëse jashtë orarit mësimor, kurdo kishim nevojë, kurdoherë ne kërkonim. Kaluan natën në shkolle, kur ra termeti. Jo pranë familjeve të tyre, pranë nesh. Ishin gjithnjë aty, gjithnjë.

Para dyerve të Mehmet Akifit hodha kapelen e diplomimit. Para dyerve të Mehmet Akifit mu dhanë medaljet e olimpiadave, certifikatat e arritjeve. E para dyerve të Mehmet Akifit zemra ime u frymëzua, e u hap për burimim e dijeve që rridhte brenda atyre dyerve.

E pra, në sekretarinë e universitetit të mjeksisë, zyrtarët thonin “Sa shumë nxënëse të Mehmet Akifit paskan fituar! Shkollë cilësore!”. Ah, “shkollë cilesorë” epiteti që i vishej Mehmet Akifit gjithnjë, gjithandej nga gjithkush. E pra sot, pa asnjë arsye, pa asnjë arsye te vetme, erdhi një urdher absurd, një urdher i papritur për ta mbyllur institucionin tonë të dijes e vlerave të larta.

Mesuesit ashtu si nxënësit ashtu si priderit ashtu si dhe ju, çdo shqiptar tjetër u informuan nga lajmet, mediat. Ishin të papergatitur, e mburojat si kishin vënë akoma. Ishte një thike që na çau zemrën tej për tej. Një teh që gjakosi lotët e nxënësve që e duan shkollën e tyre.. Një teh që shembi botën e mësuesve e punonjesve për të cilët shkolla ishte vete jeta, e jeta e gërshetuar me shkollen. Ne nuk duam të largohemi. Përse po debohemi jashtë saj pa thënë një lamutumirë të fundit? Ne e duam Mehmet Akifin tonë Është shkolla jonë! Zgjedhja jonë, dhe e 30 brezave para nesh!

Na dëgjoni, se zëri ynë jehon! Zëri ynë është zëri i cdo nxënësi, i cdo mësuesi, i cdo prindi. Si mund të mbyllet një shkollë, burim dijesh? Si mund të mbyllet shkolla me rezultatet më të mira në Shqipëri? Përse? Përse pra? Na dëgjoni! Nuk do largohemi! Fundja c’mund të humbim më shumë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco