VIDEO-SYRI TV/ Importuesi Sokol Meqemeja konsumon live produkte ‘Wudy’: Janë të sigurta

16:01, 22/09/2022
A+ Aa A-

Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë ‘Frigo Food’ – importues ekskluziv i ‘Wudy’ në Shqipëri, deklaroi këtë të Enjte se produktet e kësaj marke nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve.

Në një deklaratë për mediat, që vjen një ditë pas njoftimit të AKU-së për këto ushqime, ai u shpreh se kompania ‘Frigo Food’ kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte ‘Wudy’ se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre.

Po ashtu, tha se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

‘Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit ‘Wudy që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte ‘Wudy’, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar’, theksoi ai.

Më pas, për të dëshmuar cilësinë e tyre, ai konsumoi salsiçe ‘Wudy’.

Në nisje të fjalës së tij, Sokol Meqemeja u ndal dhe te njoftimi i AKU-së, duke sqaruar se i përket produktit ‘Wudy’ të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt.

Deklarata

Ditën e djeshme, opinioni publik është njohur me një deklaratë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili informonte se disa lote të produkteve Wudy janë kompromentuar me virusin ‘Listeria’. Në respekt të qytetarëve, si edhe të angazhuar maksimalisht për sigurinë e shëndetit të klientëve, shoqëria ‘Frigo Food’, Ju sqaron si vijon: ‘Frigo Food’, prej rreth 20 vitesh, është përfaqësues i kompanisë italiane ‘AIA’, një prej sipërmarrjeve më të mëdha italiane dhe europiane.

Disa ditë më parë, ‘Frigo Food’ është njoftuar nga kompania ‘AIA’ se, në një prej stabilimenteve tw saj, ka pasur defekt impianti i pasterizimit. Ju sqarojmë se kompania ‘AIA’ ka disa stabilimente prodhimi. Ky njoftim u është shpërndarë menjëherë Ministrisë italiane të Bujqësisë, autoritetit kompetent të Bashkimit Europian, si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kompanisë italiane ‘AIA’, përfshirë edhe importuesin ekskluziv të produkteve Wudy në Shqipëri, ‘Frigo Food’. Kompania italiane njofton gjithashtu se ka tërhequr të gjithë produktin e kompromentuar nga tregu europian.

Ndërsa, sa i përket produktit ‘Wudy’ të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt. Produkti ‘Wudy’ i mbërritur në vendin tonë nuk ka asnjë lidhje me impiantin e kompromentuar të kompanisë ‘Aia’ në Itali. Produktet ‘Wudy’ që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale dhe kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare.

Për të qenë sa më transparent me Ju dhe opinionin publik, ju sqarojmë se çdo sasi produktesh Wudy që mbërrin në vendin tonë, është i shoqëruar me rezultatin e analizave, të kryera nga laboratorët në Itali që janë të certifikuar prej Bashkimit Europian, si edhe kalojnë në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Në asnjë rast të vetëm, as këto muajt e fundit, nuk është konstatuar që produktet ‘Wudy’ të importuara në Shqipëri të kenë pasur problem për sigurinë e shëndetit të klientëve.

‘Për të gjitha këto arsye, kompania ‘Frigo Food’ kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte ‘Wudy’ se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre dhe ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit ‘Wudy ‘ që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte ‘Wudy’, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco