Shëndeti i dhjetëra familjeve në lagjen “28 Nëntori” në Berat, rrezikohet çdo ditë nga ujërat e zeza dhe mbetjet urbane që derdhen në përroin e “MCR”. Banorët kanë kërkuar zgjidhje, por bashkia e Beratit nuk ka bërë asgjë për për pastrimin e përroit.
Syri tv
Ujërat e zeza dhe mbetjet urbane janë bërë bashkë, duke u kthyer në rrezik për shëndetin e banorëve të lagjes “28 Nëntori” në Berat. Përroi i “MCR” është shnërruar në burim infeksioni, teksa banorët shkarkojnë në të ujërat e zeza, për shkak se në zonë nuk janë bërë investime nga bashkia për sistemimin e tyre.
Gjithashtu në këtë përrua, që kalon pranë banesave, hidhen dhe mbetje urbane.
Banorët e lagjes “28 Nëntori” në Berat janë ankuar disa herë në bashki për t`i dhënë zgjidhje problemit. Por deri më sot, kryebashkiaku Ervin Demo nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e këtij përroi dhe gjetjen e një zgjidhje për ujërat e zeza.
Banorët pohojnë se ata kanë vite që bashkëjetojnë me ndotjen dhe erën e keqe që përhapet kudo në lagje,duke mos i lënë në verë të hapin as dyert e as dritaret./ Gaz. A.Hajdari. Red. J.Hoxhaj. Mont. N.Stafa/
© SYRI.net