Parashikimi i motit për ditën e enjte, 18 gusht 2022

Parashikimi i motit për ditën e enjte, 18 gusht 2022

23:00, 17/08/2022
A+ Aa A-

Duke filluar nga dita e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. 

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit. Gjithashtu për nesër parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.  

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 6m/s.  Në orët e drekes dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.  

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 36°C
në zona e ulëta 15 deri 38°C
në zona bregdetare 19 deri 35°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco