Shkodër, kompania ndërpret kontratën për mbetjet! Qylybyli: 5 mjete po pastrojnë qytetin

Shkodër, kompania ndërpret kontratën për mbetjet! Qylybyli: 5 mjete po pastrojnë qytetin

17:23, 17/08/2022
A+ Aa A-

Bashkia e Shkodrës reagoi pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës nga kompania që kryente pastrimin e mbetjeve urbane, e cila ka shkaktuar probleme me pastrimin e qytetit. Nënkryetari i bashkisë Ardit Qylybyli në një deklaratë për mediat, u shpreh se pas këtij veprimi të kompanisë private, bashkia Shkodër ka vendosur në dispozicion pesë automjete për pastrimin e qytetit, deri në lidhjen e kontratës me një kompani tjetër.

“Pesë mjete po pastrojnë qytetin qytetarët të shmangin djegien e mbetjeve, bashkia po punon pwr tw lidhur kontratë me një kompani të re”- u shpreh Qybyli.

Numri dy i bashkisë Shkodër u bëri thirrje dhe qytetarëve që të shmangin djegien e mbetjeve, për të mos krijuar problematika në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco