VIDEO-SYRI TV/ Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në SHBA: 20.1% e shqiptarëve s’i përballojnë dietat e shëndetshme

13:57, 16/08/2022
A+ Aa A-

Për një dietë të shëndetshme një qytetari në Shqipëri i duhet të paguajë më shumë se 4,1 dollarë në ditë. Ky është konkluzioni i një raporti të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara, sipas të cilit 20,1% e popullsisë së Shqipërisë e ka të pamundur të përballojë një dietë të shëndetshme. 

Nga SYRI TV

Për një dietë të shëndetshme, një shqiptari i duhet të paguajë 30 për qind më shumë se një austriak, 40 për qind më shumë se një danez apo 25 për qind më shumë se një Italian.  

Një raport i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara vlerëson se për një dietë të shëndetshme, një qytetari në Shqipëri i duhet të paguajë më shumë se 4.1 dollarë në ditë.

Sipas Monitor, kjo shifër i takon vitit 2020, të fundit të raportuar dhe në raport me vitin 2019 kostoja është në rritje edhe pse ajo mbetet në shifra modeste prej 2 për qind.

Në rajon Serbia dhe Kroacia kanë kostot më të larta për një dietë të shëndetshme me mbi 4.2 dollarë ndërkohë që Maqedonia e Veriut me 3.42 USD në ditë dhe Mali i Zi me 3.49 USD. Ndërkaq një qytetari në Austri kostoja e një diete të shëndetshme i rezulton 2.98 dollarë.

Në përqindje njerëzit që e kanë të pamundur që të përballojnë një dietë të shëndetshme në Shqipëri llogariten në 20.1 për qind të popullsisë, një shifër që ka ardhur në rritje në raport me vitin 2019 kur ky nivel ishte 19.8 për qind. Raporti llogarit se janë përafërsisht 600 mijë njerëz që nuk përballojnë koston e një diete të shëndetshme.

Raporti vërën se ka një përpjekje të vazhdueshme për të ulur koston e dietës së shëndetshme që të bëhet e përballueshme për të gjithë, por rol kyç luajnë politikat e qeverive. Qeveritë anekënd botës sipas statistikave alokojnë mesatarisht 630 miliardë dollarë për sektorin e ushqimit dhe atë bujqësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco