Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Fëmijët e Kosovës të zhytur në lojërat online, me pasoja të rënda në zhvillimin e tyre: Flet psikologu

Fëmijët e Kosovës të zhytur në lojërat online, me pasoja të rënda në zhvillimin e tyre: Flet psikologu

12:39, 16/08/2022 Nga Sh.A
A+ Aa A-

Zhvlllimi i hovshëm i teknologjisë ka bërë që njerëzit të bëhen të varur nga përdorimi i rrjeteve sociale. Përveç të rriturve, edhe fëmijët kanë krijuar varësi nga tekonologjia, duke lundruar në ujërat e thella online. Lojërat e ndryshme, shumë prej tyre me përmbajtje jo të përshtatshme për fëmijë dhe rrjetet sociale, kanë zënë vendin e shoqërisë reale te fëmijët.

Realja, zbavitja, lojërat, nuk duken të jenë atraktive për fëmijët, krahasuar me vitet e para luftës në Kosoë. Tashmë, virtualiteti ka zëvendësuar kënaqësitë e mëhershme të femijëve.

Ndikimi i krejt kësaj pashmangshëm është evident në sjellet e tyre dhe në zhvillimin e mëtejshëm.

Psikologu klinik, Kreshnik Avdiu, thotë për Syri.net Kosova se nga viti 2012 e këtej janë shtuar rastet e fëmijëve me probleme me të nxënit dhe interaksionin, si dhe probleme të tjera të ngjashme.

“I keni vërejtur fëmijët se si flasin në anglishte të filmave të animuar? I keni vërejtur nëpër shkolla se si shkruajnë keq, lexojnë keq, nuk shoqërohen si fëmijët dikur, dhe për më tepër, nuk shihen rezultate edhe kur punohet me një profesionist të shëndetit mendor?”, shtron problematikën Avdiu, duke shpjeguar pastaj pse ndodhin të gjitha këto.

Psikologu Avdiu nuk i lë pa faj prindërit, të cilët sipas tij i vetmojnë fëmijët me lojërat e pavërteta dhe nuk kalojnë kohë me ta.

“Vite më parë, me fëmijën 10, 11, 12, 13 vjeçar ke pasur mundësi të flasësh, të ka dëgjuar, ka shprehur interesim për bisedën, ka pasur fokus, ka ditur të flasë rrjedhshëm, ka ndjekur shembull në familje, ka shprehur interesim për lojëra të vërteta, për vizita tek të afërmit, dhe në të shumtën e rasteve ka arritur ta idealizojë prindin në përjetimet e veta!

Tash, prindërit janë bërë "armiqët" më të mëdhenj të fëmijëve të tyre, sepse janë ata që i  vetmojnë fëmijët me lojërat e pavërteta dhe të dëmshme nëpër monitorët e mjeteve "të mençura", nuk kalojnë kohë me ta, nuk u tregojnë përralla, nuk i nxisin për mësime dhe  preferojnë t'i kushtojnë kohë veç vetes.

Edhe dashurinë ndaj tyre, çuditërisht dhe gërditshëm, e shprehin përmes rrjeteve sociale, gjithnjë me një tendencë të shpifur të shfaqjes së një lumturie, dashurie e harmonie tek ndjekësit e tyre online, e që tek fëmija, kjo gjë është e padukshme, e pavlerë dhe e pa benefit”, shpjegon Avdiu, shkruan Syri.net Kosova.

Më tej, Avdiu shprehet se si rezultat I lojërave të ndryshme, janë shfaqur probleme të shumta mendore tek fëmijët.

“Probleme të shumta mendore janë shfaqur tek fëmijët e sotëm si rezultat i lojërave famëkëqija - produkte të milionerëve shërbëtorë të djallit, ndërsa ministritë e Arsimit  dhe Shëndetësisë në vendet tona flenë dhe merren me ide politike palidhje e fushata, me promovim të antivlerave dhe ideve shkatërruese për t'i kënaqur egot e armiqëve që na paraqiten si miq”, thotë Avdiu.

Ai ka vendosur theksin edhe te pasojat në të folurit tek fëmijët.

“Sot, në masë, fëmijët nuk po dinë të shkruajnë dhe të lexojnë shqip, ndërsa edhe atë anglishte që e flasin është e filmave, e të cilën nuk janë në gjendje as ta shkruajnë e as ta lexojnë mirë, e që normalisht është e pamundur ta njohin si gjuhë të dytë, kur gjuhën amtare nuk e njohin as për së afër”, shprehet Avdiu.

Në fund, psikologu Avdiu ka alarmuar se nëse vazhdohet kështu, pasojat do të jenë të rënda. “Nëse nuk ndryshojmë menjëherë, do të mbetemi pa intelektualë të mirëfilltë, pa ushtri, pa mjekësi, por edhe pa shtet”, ka përfunduar Avdiu.

Duhet theksuar se, përdorimi i hovshëm i internetit nga fëmijët ka prodhuar dukuri edhe më negative, shpesh duke qenë ‘ushqim’ për pedofilët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco