Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Parashikimi i motit për nesër, e mërkurë 17 gusht

Parashikimi i motit për nesër, e mërkurë 17 gusht

09:55, 16/08/2022
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) moti për ditën e nesërme, e mërkurë 17 gusht do të jetë i kthjelltë në të gjithë vendin.

Vetëm në relievet malore parashikohen vranësira të pakta në mesditë.

Temperaturat do të jenë: 

në zona malore 15 deri 30°C

në zona e ulëta 18 deri 35°C

në zona bregdetare 21 deri 33°C

Postimi i plotë i SHMU-së:

Përshëndetje nga SHMU!

Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin përgjithësisht mot të kthjellët. Në relievet malore parashikohen vranësira të pakta e mesatare në mesditë e më tej mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare e përkohësisht në orët e mesditës përgjatë brigjeve të Jonit e vrullshme. Valëzimi në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 30°C

në zona e ulëta 18 deri 35°C

në zona bregdetare 21 deri 33°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco