Po ikin të gjithë, bie me 4 mijë numri i maturantëve që aplikojnë në universitete

Po ikin të gjithë, bie me 4 mijë numri i maturantëve që aplikojnë në universitete

13:39, 15/08/2022
A+ Aa A-

Kriza demografike si pasojë e emigracionit endemik po reflektohet me ritme të shpejta te sistemi arsimor në vend.

Nga rreth 25 mijë maturantë 4 vite më parë, numri i të sapo-diplomuarve që aplikuan për të ndjekur studimet e larta pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së degëve në formularin A2 përllogaritet në rreth 21 mijë.

Image

E teksa e ardhmja demografike nuk premton shumë, përfaqësues nga sektori edukativ sugjerojnë liberalizim të shkuarjes në universitete.

“Po të marrim rastin e edukatoreve të kopshteve, figurë për të cilën kemi shumë nevojë, do të shohim se 4500 prej tyre, pra 60 % janë pa arsimin përkatës”, thotë për A2 CNN Nora Malaj.  

Image

Vitin e shkuar arsimor pati më pak të diplomuar.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në arsimin 9-vjeçar rënia ishte me 4.3 për qind, në atë të mesëm me 1.7 dhe në atë të lartë 0.6 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco