Rruga e pashtruar e ujërat e zeza sheshit/ Bashkia e Tiranës braktis banorët e Kodrës së Priftit

Rruga e pashtruar e ujërat e zeza sheshit/ Bashkia e Tiranës braktis banorët e Kodrës së Priftit

19:17, 13/08/2022
A+ Aa A-

Rruga 'Vilson Blloshmi' pranë Kodrës së Priftit wshtw shumë shqetësuese për banorët e zonës, por edhe për automjetet të cilat kalojnë aty.

Prej vitesh gjendja e saj nuk ka ndryshuar.

Që në fillim të rrugës 'Filip Shiroka' ngado që të kthesh sytë përballesh vetëm me pamje tw padenja.

Shumë herë është premtuar rregullimi i rrugës, por deri më tani nuk është bërë i mundur. 

Situata ua ka vështirësuar gjithmonë e më shumë përditshmërinë.

"Ka 24 vjet dhe nuk ka vënë njeri dorë. Vijnë, hedhin çakull sa të marrin votimet dhe asgjë tjetër. Kur bie shi, bëhet lumë," thotë një banor.

Këtë karrocë me rrota, ky kryefamiljar e ka blerë për zonjën e shtëpisë, por nuk mund ta përdorë për shkak të rrugës shumë të dëmtuar e të mbushur me gropa.

Image

"Ai motorri për invalid është mbuluar dhe nuk përdoret. Është blerë me lekë dhe ngeli brenda në shtëpi. Ku do të dalë me këtë rrugë. Këtu është katastrofë. Në lagje të Tiranës, këtu jetohet si në Mesjetë. Po na shkatërrohen makinat nga kjo rrugë", thotë një tjetër.

Mjetet e tonazhit të rëndë kalojnë këtu në mënyrë të vazhdueshme, duke rënduar edhe më shumë gjendjen e rrugës.

"Makinat e betonit e kanë ngjeshur dhe detyrimisht do të plasin dhe ujërat e zeza," thonë ata.

Kjo situatë ka shkaktuar dhe një problem tjetër. Për shkak të dëmtimit të rrugës, janë dëmtuar dhe tubacionet ku rrjedhin ujërat e pijshëm. Kjo bën që i gjithë uji të shkojë dëm.

Si të mos mjaftojnë këto, ujërat e zeza përhapen në rrugë.

"Në pikun e vapës të vjen mikrobi brenda në shtëpi nga ujërat e zeza. Mirë pluhurat nga betonieret që kaljnë, po ujërat e zeza të vijnë brenda në shtëpi. Taksat i marrin dhe shërbime nuk japin," thonë ata.

Qytetarët kanë apeluar dhe kanë bërë kërkesa në mënyrë të vazhdueshme, por duke u justifikuar me planet e saj Bashkia e Tiranës e ka lënë këtë zonë në këtë gjendje në të cilën preken me qindra familje./ Ora News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco