VIDEO-SYRI TV/ Moti i keq pushton territorin, ja deri kur do të zgjasin reshjet e shiut

16:09, 13/08/2022
A+ Aa A-

Moti i keq që ka pushtuar vendin dhe duket se do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, duke prishur planet e pushuesve të cilët kanë planifikuar pushime në  bregdet. 

Në një intervistë për SYRI TV, meteorologu Hakil Osmani tregon se këto dy ditë do të shoqërohen me reshje, ndërsa  pasditja e së dielës do të sjellë një përmirësim të motit.

Përsa i përket javës së ardhshme, Osmani shprehet se temperaturat e ajrit do të rriten sërish.

Gjatë ditëve të fundit, vendi është pushtuar nga moti I keq, me reshje shiu, duke shënuar edhe një rënie temperaturash me 10 gradë celcius. Ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në vendet e rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco