Fluks pacientësh në urgjenca. Shkak temperaturat e larta, virozat dhe Covid-19

Fluks pacientësh në urgjenca. Shkak temperaturat e larta, virozat dhe Covid-19

12:34, 13/08/2022
A+ Aa A-

Rreth 120 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit, për të kërkuar ndihmë mjekësore për problemet shëndetësore.

Sipas mjekut të urgjencës, shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhen me komplikacionet e shkaktuara nga temperaturat e larta që kanë prekur qytetin. Mjeku thotë se shumë nga rastet që paraqiten në urgjencë për ndihmë janë të prekur edhe nga Covid-19.  

Për shkak të rikthimit të rasteve masive me koronavirus, mjeku këshillon që në rastet kur nuk kanë shqetesime serioze, pacientët të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes e më pas të paraqiten në urgjencë.

Edhe muaji gusht pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndaj mjeku këshillon qëndrimin në ambiente të freskëta, konsumimin e ujit dhe ushqimeve të shëndetshme./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco