Shi pas disa muajve me temperatura të larta, përmbyten rrugët në Tiranë

18:38, 12/08/2022
A+ Aa A-

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë kryeqytetin mesditën e sotme. Edhe pse prej ditësh kryeqyteti është përfshirë nga temperatura të larta,. Për pak minuta Tirana ishte nën reshjet e shiut që krijoi edhe probleme në qarkullim pasi u krijua trafik ne disa zona të kryeqytetit. 

Syri Tv

Rënia e temperaturave këtë të premte ka sjellë edhe reshje të dendura shiu të cilat për pak minuta pezulluan cdo levizje ne kryeqytet.

Syri Tv ka kryer një vëzhgim ku rezulton se në zonën e Vasil Shantos, Pallatit me Shigjeta në zonën e Selitës dhe përgjatë Bulevardit ku kalon lumi Lana rrugët kanë qenë të bllokuara nga uji.

Pas kaq shumë muajve me diell dhe vapë përvëluese, reshjet e shiut freskuan kryeqytetin duke zënë në befasi edhe qytetarët. 

Ndërkohë gjatë fundjavës pritet që të jetë e njëjta situatë ndërsa rikthimi i ditëve me diell sipas meterologëve pritet të bëhet në fillim të javës tjetër. 

Gazetare: Bleona Sari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco