Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Më pak dushe për shkak të krizës energjetike’/ Zbulohet studimi i fundit që do uli standardin e jetesës

‘Më pak dushe për shkak të krizës energjetike’/ Zbulohet studimi i fundit që do uli standardin e jetesës

12:23, 12/08/2022
A+ Aa A-

Pothuajse 2/3 e gjermanëve tani po lahen më pak në përgjigje të thirrjeve të shumta të qeverisë për të kursyer për shkak të krizës dhe kostove të shtuara të jetesës.

Një sondazh i kryer nga INSA për gazetën Bild ka zbuluar se 62% e të anketuarve thanë se kishin reduktuar kohën e dushit dhe po laheshin më rrallë në krahasim me vetëm disa javë më parë, ndërsa 35% thonë se nuk e kanë ndryshuar rutinën e pastrimit.

Ata në grupin me të ardhura më të ulëta thanë se kishin ndryshuar sjelljen e tyre më shumë se çdo grup tjetër. Pothuajse gjysma e të anketuarve (45%) thanë gjithashtu se po përgatiteshin për një dimër të vështirë, siç është blerja e një gjeneratori emergjent të energjisë.

Gjermanët janë paralajmëruar se do të duhet të përballen me një ulje të standardeve të jetesës në përgjigje të krizës.

Shumë prej tyre janë përgjigjur me panik duke blerë soba dhe dru zjarri. Në fillim të këtij muaji, ministri i mjedisit i Hamburgut paralajmëroi gjermanët se uji i nxehtë mund të racionalizohet dhe të vendosen kufizime në temperaturat maksimale të dhomës si rezultat i krizës energjetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco