VIDEO-SYRI TV/ Bashkia e Shkodrës, ndërhyrje për pastrimin e territorit, përqëndrohet në fshatrat e Rrethinës

14:41, 11/08/2022
A+ Aa A-

Bashkia e Shkodrës ka filluar ndërhyrjet për pastrimin e mirëmbajtjen e territorit. Puna ka filluar prej disa ditësh në disa fshatra të njësisë administrative Rrethina, ndërsa qëllimi kryesor i bashkisë është t’u mundësojë një sezon turistik të mbarë qytetarëve dhe turistëve.

Nga SYRI TV

Pastrimi dhe mirëmbajtja e territorit është prioriteti i bashkisë Shkodër për t’u mundësuar qytetarëve dhe vizitorëve një sezon të mbarë turistik. Përgjatë këtyre ditëve ka filluar puna në disa fshatra të njësisë administrative Rrethina, në të cilën po kryen pastrime të trotuarëve, kanaleve kulluese e vaditëse, për të vijuar me mjediset përreth shkollave dhe qendrave shëndetësore.

Një pjesë e mirë e këtyre ndërhyrjeve është kryer edhe në investime, që akoma nuk janë marrë në dorëzim nga bashkia. Rruga e Hotit është një prej tyre, e mbuluar me barishte e shumë mbetje.

Me gjithë ndërhyrjet që po kryen në gjithë qytetin, bashkia i fton qytetarët e vizitorët që të bashkëpunojnë në mbajtjen pastër të këtyre hapësirave. Qyteti i Shkodrës vazhdon të mbetet një nga vendndodhjet e preferuara të shqiptarëve dhe turistëve të huaj, edhe falë organizimeve të aktiviteteve kulturore që kanë pasur mbështetjen e bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco