VIDEO-SYRI TV/ Fluks fëmijësh në Pediatrinë e Beratit, çdo ditë nga 4 raste me Omicron

13:35, 10/08/2022
A+ Aa A-

Reparti i Pediatrisë në spitalin rajonal të Beratit po përballet me një fluks të shtuar pasi mbi 4 fëmijë po paraqiten çdo ditë të infektuar me Omicron ndërsa dhjetëra të tjerë janë shtruar nga kafshimet, pickimet dhe intoksikimet nga ushqimi. Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku konfirmon se Omicron ka një shpërndarje në të gjitha moshat pediatrike dhe zgjat mesatarisht 7-8 ditë

Nga SYRI TV

Përpos shtimit të numrit të rasteve të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës, java e parë e muajit gusht ka shënuar edhe një shtim të rasteve të fëmijë të prekur nga Omicron. Çdo ditë pranë Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit diagnostikohen "pozitivë" 3 - 4 fëmijë. Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Beratit, mjeku Vladimir Kumaraku, i cili konfirmon se kemi 3-4 raste të reja fëmijësh me "Omicron" çdo ditë.

Një tjetër problematikë që vihet re gjatë 3 javëve të fundit tek fëmijët janë intoksikimet dhe kafshimet e pickimet nga kafshë e insekte.

Çdo ditë rreth 50 fëmijë paraqiten për ndihmë mjekësore pranë Repartit të Pediatrisë Berat, ndërkohë që gjatë fundjavës numri i vizitave ka shkuar deri në 90 për faktin se ambulancat janë të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco