Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

DOKUMENTI/ Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm për studentët, ja kur nis shkolla e lartë

DOKUMENTI/ Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm për studentët, ja kur nis shkolla e lartë

18:18, 09/08/2022
A+ Aa A-

TIRANË-  Viti i ri Akademik, për arsimin e lartë do të nisë në 17 tetor 2022. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës me anë të një reagimi në faqen zyrtare të institucionit.

Në dokumentin që mbgan firmën e ministres së Arsimit, Evis Kushi bëhet e ditur se viti i ri akademik 2022-2023 do të nisë me datë 17 tetor dhe do të mbyllet me datë 29 shtator 2023.

“Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023. Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.

DOKUMENTI

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco