VIDEO-SYRI TV/ Nis faza e dytë për zbulimin e 'Palafit', Anastasi: Ka të dhëna se shtrihej në Lin

13:04, 07/08/2022
A+ Aa A-

Në Buqezë, pranë bregut të liqenit të Ohrit, është në proces studimi siti palafit ‘Lin 3’, në bashkëpunim me Universitetin e Bernës dhe me drejtues shkencor Adrian Anastasin. Sipas ekspertit mendohet që siti palafit ‘Lin 3’, të jetë një nga sitet më të mëdha në Ballkan.

Nga SYRTI TV

Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit ‘Palafit’ i cili ka ekzistuar 7500 vjet më parë.

Projekti që mban emrin ‘Lin 3’ po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër.

Sipas Ardian Anastasit drejtuesi shkencor i punimeve, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta ae ai shtrihej edhe në bregun e liqenit.

Mjaft të surprizuar, të kënaqur me bashkëpunimin dhe zbulimet paraqiten edhe zvicerianët. Martin Hinz tregon se puna ka pasur dhe do të ketë rezultate edhe më të mira.

‘Bashkëpunimi jonë me kolegët shqiptarë është pjesë e një projekti europian të rëndësishëm që ka të bëjë me banesat në rrethinat e liqenit të Ohrit. Jemi shumë të kënaqur ndërsa punojmë me koleget shqiptarë, gjithashtu duam të shkëmbejmë eksperiencat tona këtu. Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase’, është shprehur Hinz.

Vendbanimi Palafit i Linit rezulton më i madhi në Ballkan dhe mbase edhe në Europë, 7500 vjet më parë banorët zhvillonin bujqësinë, zejtarinë dhe peshkimin.

Ekziston edhe një palafit tjetër në palën maqedonase por shumë herë më i vogël më sipërfaqe sesa ky i Linit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco