FOTO/ Lajme të këqija nga moti për pushuesit e javës që vjen

FOTO/ Lajme të këqija nga moti për pushuesit e javës që vjen

11:52, 07/08/2022
A+ Aa A-

Pas një javë me temperatura afrikane, java që vjen pritet të ketë temperatura më të ulëta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se java do të karakterizohet nga vranësira, ndërsa nga e mërkura në të premte pritet të ketë reshje shiu, që në verilindje dhe juglindje do të kthehen në shtrëngata shiu.

Parashikimi i motit për javën që vjen:

I nxehti i këtyre ditëve parashikohet të pësojë një tërheqje në javën e ardhshme.

Java do të nisë e qëndrueshme. Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore.

Gjatë këtyre orëve kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshrit me shkarkesa elektrike.

Temperaturat do të pësojnë rënien e tyre si në tabelë.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata.

Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco