FOTO/ Moti i fundjavës, të shtunën vranësira në zonat malore

FOTO/ Moti i fundjavës, të shtunën vranësira në zonat malore

23:26, 05/08/2022
A+ Aa A-

E shtuna dhe diela do të jenë me temperatura më të larta.

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për shkak të lagështirës në ajër, temperaturat do të ndihen disa gradë më shumë se ajo në ajër.

Më poshtë, keni parashikimin e motit për të shtunën dhe të dielën:

Edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta por njëkohësisht edhe të lagështa.

Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) në relievet malore në lindje si dhe ato kodrinore-malore në jug vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura.

Për ditën e Diel vranësirat në relievet kodrinore-malore në jug dhe lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave apo rrebesheve të izoluara dhe afatshkurtra.

Vlen për tu theksuar se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër si dhe prezencës së vranësirave (zagushi) temperaturat e larta të mesditës, do të ndihen disa gradë më shumë për trupin e njeriut se sa ato të matura nën hije në kafazin meteorologjik.

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco