Moti i të premtes, i kthjellët dhe me temperatura të larta

Moti i të premtes, i kthjellët dhe me temperatura të larta

23:46, 04/08/2022
A+ Aa A-

Edhe ditën e premte, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë publik parashikimin e motit për të premten.

Ditën e premte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Në jug e juglindje vranësirat parashikohen në zhvillim gjatë mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja e lehtë.

Në mesditë hera-herës e vrullshme në bregdet dhe lugina.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.          

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 16 deri 32°C  

në zona e ulëta 19 deri 38°C

në zona bregdetare 20 deri 37°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco