#TëLidhurNgaShqipëria

#TëLidhurNgaShqipëria

18:15, 22/07/2022
A+ Aa A-

Është verë.

Momenti ideal për të eksploruar, thithur jodin e detit, shijuar ushqimet e mrekullueshme, jetuar aventurat, udhëtuar, forcuar lidhjen me natyrën. Secili prej nesh mund të bëjë atë që i pëlqen në këtë vend të bukur me male e me fusha, me det e me pyje, me arkeologji e jetë nate.

Disa prej nesh duan detin dhe janë #TëLidhurNgaTurizmi.

Disa të tjerë adhurojnë arkeologjinë, kulturën dhe janë #TëLidhurNgaTradita. Të tjerë adhurojnë ushqimin e mirë dhe janë #TëLidhurNgaShija. Ka nga ata që janë gjithmonë në kërkim të vendeve ekskluzive e të paprekura dhe janë #TëLidhurNgaNatyra.

Pastaj vijnë më energjikët, me shpirtin e garës dhe dashurinë për sportin. Ata janë #TëLidhurNgaAventura. Por të gjithë ne, pavarësisht se çfarë na pëlqen, kemi një dashuri të përbashkët të madhe, vendin tonë dhe jemi #TëLidhurNgaShqipëria.

Dhe sa më shumë udhëtojmë e zbulojmë vendin tonë, aq më shumë dëshirë kemi të ndajmë në rrjetet sociale, nga çdo cep i tij e në kohë reale, emocionet, pasionet dhe aventurat tona. Për këtë na vjen në ndihmë rrjeti më i mirë dhe më i shpejtë, Vodafone.

Anxhi Çeliku na ka dhuruar emocione të veçanta këtë verë me guidat në sitet kulturore, historike e arkeologjike. Duli Kasmi na ka bërë të kuptojmë se “Franca është këtu” me pamjet që të lënë pa frymë nga fushat me livando në Reç të Shkodrës. Fation Plaku, falë postimeve në kohë reale, na ka bërë një guidë virtuale në skuta të pashkelura e të panjohura të Shqipërisë, sidomos në bregdet. Ata kanë vazhduar kështu misionin e tyre si ambasadorë të natyrës, historisë, traditës dhe turizmit shqiptar.

Ndërkohë, shefat më të mirë të kuzhinës gërshetojnë si rrallëherë natyrën e bukur shqiptare me shijen, në një rrugëtim që ka nisur në muajin korrik dhe do të vazhdojë deri në shtator. Siparin e ka çelur shef Bleri Dervishi, i cili ka gatuar koran në varkë, në mes të liqenit të bukur të Pogradecit.

Pastaj me disa përbërës që i ka ofruar vetë natyra, ai ka sajuar një recetë të veçantë në mes të pyllit. Shije e egër për kë do natyrën, të paprekurën. Magjia e fushatës #TëLidhurNgaShija do të na shoqërojë deri në fillim të vjeshtës dhe mezi presim të zbulojmë se cilët janë shefat e tjerë që i janë bashkuar kësaj aventure. 

Por nuk janë vetëm blogerët dhe shefat e kuzhinës që po promovojnë Shqipërinë në këta muaj të nxehtë. Instagrami është pushtuar gjatë korrikut nga videot dhe fotot e rralla të një çifti hollandezësh, Nick dhe Hannah, të cilët në blogun e tyre SaltInOurHair ndanë me të apasionuarit pas udhëtimeve në të gjithë botën këshillat, sugjerimet dhe destinacionet më të bukura, që nga Berati e Gjirokastra, deri te plazhet e fshehta të Himarës.

Falë paketës #VodafoneTouristPack, çifti i famshëm i blogerëve mundën të ndanin në kohë reale rrugëtimin në Shqipëri. Reel-i i tyre në Istagram, në kuadër të premtimit të Vodafone ndaj Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të promovuar Shqipërinë, ka koleksionuar deri tani plot 5 milionë klikime!

Dhe nuk ka nevojë të jesh bloger i njohur udhëtimesh, apo shef i famshëm kuzhine. Kushdo mund të bëhet pjesë e #TëLidhurNgaShqipëria falë Vodafone summer games, lojërave të përvitshme verore organizuar në plazhet më të bukura, ku abonentët Vodafone mund të fitojnë mes të tjerave shumë çmime.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e kësaj fushate, thjesht duke vendosur hashtagët #KudoMeVodafone dhe #itsAlbania në postimet e tua në Instagram. Së bashku ne mundemi ta bëjmë këtë një verë të paharrueshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco