Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Kuçovë, ndotja e naftës jashtë kontrollit/ Guri: A shkon kjo gjë? Ta kesh naftën por ta blesh më shtrenjtë

Kuçovë, ndotja e naftës jashtë kontrollit/ Guri: A shkon kjo gjë? Ta kesh naftën por ta blesh më shtrenjtë

15:03, 06/07/2022
A+ Aa A-

Prej dy vjetësh, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka ushtruar kontroll mbi gjendjen mjedisore dhe ndikimin e ndotjes së puseve të Albpetrol në shëndetin e banorëve, ndërsa pellgjet e serës në oborret e shtëpive të banorëve sa vijnë e rriten.

Sipas dy raporteve të vetëmonitorimit mjedisor të bërë nga Albpetrol në vjeshtë dhe dimër të vitit 2019, të cilat BIRN i mori nga kompania publike përmes një kërkese për të drejtë informimi, ujërat sipërfaqësorë të zonës ishin të ndotur me hidrokarbure, fenole dhe një sërë elementësh të tjerë ndotës. 

Pavarësisht riskut të lartë ndotës të industrisë së nxjerrjes së naftës dhe rrjedhjeve të saj të dallueshme me sy pranë shtëpive apo në përrenjtë e zonës, BIRN mësoi se këto dy raporte monitorimi ishin kontrollet e fundit të bëra në zonë.

Kuçova është zona më e vjetër e nxjerrjes së naftës në Shqipëri. Pusi i parë është hapur në vitin 1928 nga shoqëria italiane, AIPA, ndërsa shfrytëzimi filloi në vitin 1934. Një pjesë e mirë e puseve të zonës, përfshi disa brenda qytetit, punojnë ende me teknologjinë e viteve 30’.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë situatë ishin të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Sazan Guri ambientalist dhe Kujtim Cakrani avokat.

Pyetur nga moderatorja Dori Daka se sa kanë përfitur shqiptarët nga pasuritë e nëntokës, Guri tregoi se 'paradoksi ironik' është se ne e prodhojmë vetë naftën dhe jemi po ne ata që e blejmë më shtrenjtë: Ne sot mbledhim mesatarisht 1 milionë ton naftë në vit, këtë sasi, 99 përqind të saj e marin vetëm kompani të huaja Bankers i cili e merr këtë naftë. Dhe ne kemi naftën më të shtrenjtë sot, pra që edhe e nxjerr edhe e merr më shtrenjtë. A shkon kjo gjë? Edhe ta kesh naftën edhe ta blesh më shtrenjtë. Kjo naftë shkon drejt Italisë ku shqiptari paguan taksë, janë tre trena që nisen çdo ditë nga Fieri për në Vlorë. Tre trena me naftë që shkojnë në makineritë e Ankonës, përpunohen atje, paguhet deti, punëtori italian, paguhet kthimi, taksa e rrugës etj, dhe ne e marrim kur nafta është 1.7 euro e marim 2.2 euro megjithëse e prodhojmë.

Ndërsa Cakrani u shpreh: Shqipëria aktualisht ka disa zona naftë mbjatëse dhe popullata e atyre zonave është në mjerim total. Dua të them se gjithë nafta gazi që nxirret nga këto zona nuk shkon në interesin e shqiptarëve por në interesin e kompanive të huaja që shfrytëzojnë shqiptarët, sidomos zonat naftëmbajtëse që janë në mjerim.

Këto kompani shkaktojnë një dëm mjedisor të pa ripaurueshëm, ka banorë që sot janë të sëmurë. Ju sugjeroj të shkoni në zonat naftë-mbajtëse dhe të shikoni fshatarët të sëmurë, që janë në mjerim total dhe të abandonuar nga shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco