Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Të jetosh me prindërit, apo i ndarë prej tyre? Çfarë i tremb të rinjtë që zgjedhin të jetojnë me familjen

Të jetosh me prindërit, apo i ndarë prej tyre? Çfarë i tremb të rinjtë që zgjedhin të jetojnë me familjen

13:05, 06/07/2022
A+ Aa A-

Të jetosh me prindërit, apo i ndarë prej tyre? Kjo është dilema e shoqërisë së ditëve të sotme. Shumë e kanë provuar ndarjen, dikujt i ka pëlqyer e dikujt jo.

Por, ky nuk është vetëm një problem social “shqiptar”. Një studim i fundit tregon se jetesa bashkë me prindërit po kthehet në modë edhe mes të rinjve amerikanë dhe jo vetëm.

Ndërkohë, Papa Françesku u ka kërkuar nënave që të mos hekurosin këmishat e djemve të tyre dhe t’i inkurajojnë ata të martohen.

Papa tha: “Ne shohim kaq shumë të rinj që nuk kanë guxim të martohen dhe nënat shpesh më thonë ‘bëj diçka, fol me djalin tim, i cili nuk po martohet dhe është 37 vjeç’.

Për te komentuar këtë qëndrim të Papës por jo vetëm, ishin të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Gëzim Tushi sociolog dhe Alba Kepi gazetare në Itali Ora News.

Alba Kepi tregoi sesi është komentuar kjo deklaratë e Papës në Itali.

"Papa Françesku është një Papa revolucionar dhe provokues që mes këtyre deklaratave ai ka dashur të qëllojë ku është problemi më i madh në shoqëri, që ka një ulje të numrit të martesave, ka një mos kurajo të çifteve të rinj për të mos bërë fëmijë dhe një krisje të familjes.

Të gjitha këto i bën në një deklaratë humoristike në thonjëza. Kjo nuk është deklarata e parë e këtij lloji, pasi ai pak më parë ka bërë një deklaratë tjetër kundër kirurgjisë estetike, duke u shprehur se shikon vajza në rrjetet sociale që bëjënë këto ndërhyrje. Ai ngriti dyshimet se kanë një krizë identiteti apo një imazh të gabuar të bukurisë" u shpreh Kepi.

Ndërsa Tushi tregoi se arsye kryesore për këtë është fakti që të rinjve ju mungon punësimi dhe siguria për të jetuar më vete.

"Numri i lartë i të rinjve që largohen të pamartuar ...nuk është fjala vetëm për një model kulturor por kanë kërkesa që duket sikur vendi i tyre nuk ua plotëson. Mjafton t'ju them një fakt që ndodh në këtë stanacion të të rinjve për të mos dalë nga familja, shpeshherë ju mungon punësimi ose sovraniteti për të pasur një pavarësi.

Me një pjesë kulture anti-fëmijë, ndodh ajo që thoni ju, nuk duan të martohen, nuk duan të sjellin në jetë fëmijë. Në mungesën e martesës, me këto prirje individualiste , vetmitare dhe të vetëmjaftueshme, po sjellin plakjen e popullsisë shqitare. Po sjellin një shoqëri me flokë të thinjura dhe më besoni se mëkatarë të kësaj situate janë të rinjtë. Ata janë forca prodhuese dhe riprodhuese e kësaj shoqërie", tha Tushi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco