Pritet tërheqja e të nxehtit afrikan

Pritet tërheqja e të nxehtit afrikan

07:22, 06/07/2022
A+ Aa A-

I nxehti afrikan gradualisht do të tërhiqet pasi priten masa ajri të ftohta nga europa verirore drejt Gadishulli të ballkanit dhe në vendin tonë.

E mërkurë 6 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi pasdite në veri , veri lindje dhe Juglindje . Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/33°C
Zona e ulët          18/37°C
Zona bregdetare  20/34°C

Kosova, e mërkurë 6 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me rreshje dhe stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 28°C -29°C .

E enjte 7 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/30°C
Zona e ulët          18/34°C
Zona bregdetare  20/33°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco