SHMU: Pas së mërkurës, tërheqje graduale e masave ajrore të nxehta nga Afrika e Veriut

SHMU: Pas së mërkurës, tërheqje graduale e masave ajrore të nxehta nga Afrika e Veriut

14:21, 05/07/2022
A+ Aa A-

SHMU njoftoi se edhe të mërkurën, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ndërsa masat ajrore e nxehta nga Afrika e Veriut fillojnë gradualisht tërheqjen e tyre.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe hera-herës mesatare. Në relievet malore në lindje vranësirat nga orët e mesditës deri ato të pasdites hera-herës do të jenë deri të dendura.

Në relievet malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 7-12m/s.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 18 deri 30°C
në zona e ulëta 19 deri 38°C
në zona bregdetare 22 deri 35°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lireza Q05/07/2022 21:44

7 korrik Fillon ndryshomi

Shto koment

Denonco