Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve më të ulëtat në Europë

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve më të ulëtat në Europë

07:28, 05/07/2022
A+ Aa A-

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve në vitin 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banor, më të ulëtat në Europë, sipas një raporti të fundit të Eurostat.

Mënyra se si shpërndahen të ardhurat dhe pasuria në të gjithë shoqërinë përcakton shkallën në të cilën individët kanë akses të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare. Një masë shumë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave, sipas Eurostat, janë të ardhurat e disponueshme të ekuivalizuara mediane (të ardhura të disponueshme) të shprehura në standardin e fuqisë blerëse (PPS) për banor.

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve janë shumë më të ulëta se mesatarja europiane, duke përbërë vetëm 24.5% të mesatares së BE-së.  Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 PPS për banor në BE.

Pas Shqipërisë, më të ulëtat të ardhurat mesatare të disponueshme janë në Maqedoninë e Veriut  (5,988 PPS) dhe Serbi (6602 PPS). Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Edhe publikime të tjera të Eurostat, për të ardhurat për frymë dhe konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës. Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën).

Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje më të lartë sesa Shqipëria (42), Serbia 44 dhe rekordin në rajon e mban Mali i Zi, me 47%.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Europa 

Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 PPS për banor në BE.

Ky tregues  ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme në shtetet anëtare të BE-së dhe varionte nga 28 675 PPS në Luksemburg, në 7 724 PPS në Rumani.

Nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme u regjistruan në shtetet anëtare perëndimore dhe nordike të BE-së, si Luksemburgu (28 675 PPS), Gjermania (24 212 PPS), Austria (23 334 PPS) dhe Belgjika (22 294 PPS). Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin më të ulëta në shumicën e Shteteve Anëtare jugore dhe lindore, si Rumania (7 724 PPS), Bullgaria (8 647 PPS), Hungaria (9 699 PPS) dhe Sllovakia (10 076 PPS)./Monitor

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/07/2022 10:33

Këto shifra janë të ardhurat mesatare për frymë të popullsisë të deklaruara, që sigurisht, për rastin e Shqipërisë, ku evazioni fiskal, informalitetit dhe shifrat fiktive janë të padiskutueshme. Por pagat mesatare në Shqipëri nuk janë kurrë 4385 Euro në vit ose 365.42 Euro në muaj!! Këtu nuk llogariten pagat e njerëzve me fat si babai i Alqi Bllakos me pagë 10 milion lekë/muaj, Baton Haxhiu me 18mijë Euro/Muaj, menaxherat e inceneratorëve me nga 20-30 mijë Euro/muaj, pagat disa milionëshe t grave, motrave, fëmijëve dhe dashnoreve të politikanëve, qeveritarëve, kryebashkiakëve, moderatorëve dhe gazetaërve sahan lëpirësa të qeverive!!! Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që akoma nuk ka deklaruar dhe nuk ka vendosur me shifër minimumin jetik të popullatës së vet!!!!

DEMOKRATI I BAZS05/07/2022 10:14

Si mendoni o shqiptarë? Po sikur t'i ndajmë në dy grupe votuesit shqiptarë: votues pro Ramës dhe votues kundër Ramës, kush i ka të ardhurat mesatare më të larta? A mos vallë Rama ka ndërtuar pika karburanti vetëm për votuesit e tij? A mos vallë Rama ka ndërtuar tregje, markete dhe supermarkete vetëm për votuesit e tij? A mos vallë Rama u ka rritur pensionet vetëm pensionistëve votues të tij? A mos vallë Rama u ka rritur rrogat vetëm mësuesve, policëve, mjekëve, infermjerëve, punonjësve të administratës dhe ushtarakëve, votues të tij? A mos vallë janë pajisur me kartat e studentëve vetëm studentët votues të tij? A mos vallë po kompensohen nga qeveria vetëm ata fermerë që janë votues të tij? A mos vallë kanë ujë, drita, rrugë, shkolla, kopshte dhe çerdhe fëmijësh, ambulanca dhe qendra shëndetësore vetëm ato zona, bashki, qytete, komuna, lagje dhe fshatra që janë votues të tij? A mos vallë diferencohemi ne në votues dhe jovotues të Ramës kur shkojmë nëpër spitale? A mos vallë janë të ndarë fëmijet tanë që kanë braktisur dhe po braktisin vendin çdo ditë, në votues pro Ramës dhe kundër Ramës? Rrogat dhe pensionet kanë mbetur ato që kishit 9 vite më parë, por me çmimet e 2-fishuara, të 3-fishuara dhe të 4-fishuara, llogaritini vetë se sa lekë u kanë mbetur në xhep?? Me të ardhurat që ke ti o shqiptar i ndershëm, a shkon dot 5 ditë me pushime në plazh???!! Sa lekë të kanë mbetur në xhep sot ty o shqiptar, që rri brenda në shtëpi, nuk del, nuk proteston, duk ulëret, por Ramën e voton dhe pastaj jetën e kalon vetëm duke u ankuar dhe duke qarë!!! A nuk jemi që të gjithë ne qytetarët shqiptarë bashkëvuajtës të këtij regjimi mafioz kriminal dhe hajdut?? A doni më arsye për t'u ngritur dhe për ta rrëzuar sa më parë kët regjim diktatorial, mafioz, hajdut dhe kriminal!! Apo ç'më duhet mua kjo punë??!! Na lini ore të vdesim rehat!!!!

Shto koment

Denonco