Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Shqiptarët më të shqetësuarit në Rajon për çmimet, 92% i konsiderojnë të larta

Shqiptarët më të shqetësuarit në Rajon për çmimet, 92% i konsiderojnë të larta

07:00, 05/07/2022
A+ Aa A-

Ndonëse në muajt e parë të këtij viti Shqipëria kishte ritmet e inflacionit më të ulëtat në Rajon, qytetarët e saj janë më të shqetësuarat në raport me 5 vendet e tjera sa i përket nivelit të lartë të çmimeve, zbuloi Barometri i Ballkanit 2022.

Siç shihet nga tabela bashkëngjitur rreth 64% e të anketurave në Shqipëri janë totalisht të pakënaqur me nivelin e çmimeve, pasi i konsiderojnë të larta dhe të papërballueshme me të ardhurat që kanë.

Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave që ishin shumë të shqetësuar për çmimet rreth 64% në krahasim me mesataren rajonale (52%). Të dhënat nga tabelat tregojnë se 92 % e shqiptarëve janë të shqetësuar dhe të pakënaqur me nivelin e çmimeve, ndërkohë që 84% e boshnjakëve, 72% të serbëve, 59% e kosovarëve, 84 % e malazezëve, ndjehen ne ketë mënyrë.

Shqipëria nuk kishte asnjë qytetar që e konsideronte normal nivelin e çmimeve, ndërsa në vendet e tjera të Rajonit, kjo kategori zinte nga 1 deri në 10%.

Të dhënat e anketës tregojnë se shqiptarët e Kosovës kishin nivelet më të ulëta të pakënaqësisë për çmimet në raport me vendet e Rajonit, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë me të lartat.

Të dhënët statistikore të shteteve tregojnë se, Shqipëria kishte nivelin më të ulët të rritjes së çmimeve këtë vit. Në muajin maj inflacioni në Shqipëri ishte 6.7%, ndërsa në Bosnjë 14.4%, në Serbi 10.4%, në Malin e zi 11.7%, Maqedonia 11.9 % dhe Kosova me 12.5%.

Banka Botërore vuri në dukje se fundmi se , Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IQK) në Rajonin e Ballkanit nuk pasqyron domosdoshmërisht inflacionin që përjetojnë familjet më të varfra, pasi përbërja e tyre e shpenzimeve ndryshon nga ajo e familjeve mesatare dhe kjo është më e dukshme në Shqipëri.

Familjet e decilit më të varfër përjetojnë sistematikisht inflacion më të lartë se mesatarja dhe familjet më të pasura. Në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, IÇK-ja pasqyron më afër përbërjen e konsumit të familjeve më të pasura sesa e familjeve mesatare.

Inflacioni më i lartë me të cilin përballen të varfrit reflekton pjesërisht peshën e më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Për një familje mesatare në Ballkanin Perëndimor, ushqimi është kategoria më e madhe e shpenzimeve, të cilat variojnë ndërmjet 28 për qind të shpenzimeve totale në Serbi, në 44 për qind në Shqipëri dhe 52% në Kosovë.

Pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore është më e lartë në mesin e familjeve më të varfra, të cilat i kushtojnë deri në 78 për qind të totalit të shpenzimeve të konsumit të tyre për ushqim.

Sipas IÇK zyrtare, në të gjithë rajonin, në vitin 2021 çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt se, totali i shportës së mallrave gjurmuar nga inflacioni, përveç Maqedonisë së Veriut./Monitor

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani05/07/2022 10:46

Si mendoni o shqiptarë? Po sikur t'i ndajmë në dy grupe votuesit shqiptarë: votues pro Ramës dhe votues kundër Ramës, kush i ka të ardhurat mesatare më të larta? A mos vallë Rama ka ndërtuar pika karburanti vetëm për votuesit e tij? A mos vallë Rama ka ndërtuar tregje, markete dhe supermarkete vetëm për votuesit e tij? A mos vallë Rama u ka rritur pensionet vetëm pensionistëve votues të tij? A mos vallë Rama u ka rritur rrogat vetëm mësuesve, policëve, mjekëve, infermjerëve, punonjësve të administratës dhe ushtarakëve, votues të tij? A mos vallë janë pajisur me kartat e studentëve vetëm studentët votues të tij? A mos vallë po kompensohen nga qeveria vetëm ata fermerë që janë votues të tij? A mos vallë kanë ujë, drita, rrugë, shkolla, kopshte dhe çerdhe fëmijësh, ambulanca dhe qendra shëndetësore vetëm ato zona, bashki, qytete, komuna, lagje dhe fshatra që janë votues të tij? A mos vallë diferencohemi ne në votues dhe jovotues të Ramës kur shkojmë nëpër spitale? A mos vallë janë të ndarë fëmijet tanë që kanë braktisur dhe po braktisin vendin çdo ditë, në votues pro Ramës dhe kundër Ramës? Rrogat dhe pensionet kanë mbetur ato që kishit 9 vite më parë, por me çmimet e 2-fishuara, të 3-fishuara dhe të 4-fishuara, llogaritini vetë se sa lekë u kanë mbetur në xhep?? Me të ardhurat që ke ti o shqiptar i ndershëm, a shkon dot 5 ditë me pushime në plazh???!! Sa lekë të kanë mbetur në xhep sot ty o shqiptar, që rri brenda në shtëpi, nuk del, nuk proteston, duk ulëret, por Ramën e voton dhe pastaj jetën e kalon vetëm duke u ankuar dhe duke qarë!!! A nuk jemi që të gjithë ne qytetarët shqiptarë bashkëvuajtës të këtij regjimi mafioz kriminal dhe hajdut?? A doni më arsye për t'u ngritur dhe për ta rrëzuar sa më parë kët regjim diktatorial, mafioz, hajdut dhe kriminal!! Apo ç'më duhet mua kjo punë??!! Na lini ore të vdesim rehat!!!!

DEMOKRATI I BAZS05/07/2022 10:45

Mos u bëni merak për shqiptarët sepse nuk e rruajnë fare as për çmimet dhe as për rrogat që kanë 9 vjet nuk po rriten asnjë lek, për be!!! Për shqiptarët rëndësi ka që "Udhëheqësi dhe udhëheqja" të jetojnë mirë!! Kur është mirë dhe buzëqesh udhëheqësi dhe udhëheqja, i gjithë populli shqiptar është i lumtur, i kënaqur, i harron hallet dhe të voton i qeshur sa më shumë, biles të jep edhe nga 3, 4, 5 dhe 6 vota njëherësh!!! Mjafton që ta takojë udhëheqësin vetëm një herë në jetë dhe lumturohet e gjithë familja! Shqiptarët vetëm ankohen, qajnë dhe vajtojnë, por votën ia japin kryehajdutit!! Shqiptarët i ka kapur shumë rëndë Sindroma e Stokholmit!!!

Shto koment

Denonco