Televizioni i mirënjohur gjermano-francez ARTE, sërish në Shqipëri

Televizioni i mirënjohur gjermano-francez ARTE, sërish në Shqipëri

13:54, 04/07/2022
A+ Aa A-

Pasi realizoi dokumentarin 20 minutësh në Curraj të Epërme, pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve. këtë vit vjen përsëri me ide të reja.

Fokusi është promovimi i Shqipërisë duke nisur nga zonat e mbrojtura në Gjirokastër, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanic, PK Divjakë-Karavasta, Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan si dhe në jugperëndim të vendit, zona e Lumit të Vlorës.

Ekipi televiziv po bën filmime që do të shfaqen në një dokumentar prej 52 minutash.

Dokumentari do të trajtojë polifoninë labe (pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s) dhe aktivitetin e transhumacës (shtegëtimin e blegtorisë) shumë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Pas afro tre javësh filmime, rreth 100 orë, dokumentari do të editohet për të qenë gati për transmetim.

Gazetarja e shquar Cordula Stadter drejton ekipin televiz në fjalë. ADZM e konsideron një dokumentar të rëndësishëm, i cili shfaq Shqipërinë autentike në sytë e Evropës dhe botës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco