Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

VIDEO SYRI TV/ ‘Perla e Ballkanit’, lumi i Shalës destinacion kryesor, vizitohet nga mijëra turistë

13:05, 04/07/2022
A+ Aa A-

Lumi i Shalës i cilësuar si Perla e Ballkanit është një nga destinacionet më të frekuentuera të Alpeve të Veriut në Shqipëri. Pozicioni gjeografik, zona e virgjër lumore dhe natyra relaksuese, ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj, të cilët e vizitojnë përgjatë këtij sezoni.

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është padyshim një nga destinacionet më të frekuentuera në Alpet e Veriut të Shqipërisë. Shpesh herë është etiketuar si Perla e Ballkanit dhe vizitohet prej mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj çdo sezon.

Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Zef Gjetja I intervistuar nga Syri Tv bën me dije se zona po gjallërohet çdo vit e më shumë pasi Aventurierët e natyrës shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

Mirsad Basha nje nder promovuesit e zones shprehet se ky vend është atraktiv dhe kushdo që e viziton një herë rikthehet serisht vitin tjetër.

Lumi i Shalës është sezonal dhe nuk mund ta vizitoni ne cdo periudhe. Duke qene se Lumi I Shales ndodhet ne brendesi te Alpeve te Shqiperise dhe rruga e vetme e sugjeruar per turistet eshte nepermjet varkes nga Komani. Ne stinen e dimrit ka shume periudha kur nivelet e ujit jane shume te larta& te ulta apo shpeshhere zona eshte e bllokuar nga rreshjet e debores. Prandaj udhetimin tuaj drejt Lumit te Shales, duhet ta planifikoni nga 1 Maji deri ne 30 Shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco