Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO-SYRI TV/ Ulza pret mijëra vizitorë vendas e të huaj: Jemi të mahnitur nga bukuritë!

14:03, 03/07/2022
A+ Aa A-

Dikur një zonë e harruar nga njeriu dhe institucionet, sot po kthehet gjithnjë e më shumë një destinacion turistik. Liqeni i Ulzës prej kohësh është kthyer në një vend pushimi jo vetëm për banorët e zonës por edhe për turistët nga huaj. E një nga detajet që investitorët e zonës po e shfrytëzojnë, është edhe rrëfimi për traditën dhe historinë e kësaj zone.

Nga SYRI TV

Ulza është një ndër atraksionet turistike që po merr zhvillim nga viti në vit. Turistë nga e gjithë Shqipëria, po jo vetëm, vizitojnë çdo ditë këtë perlë natyrore e cila mban edhe statusin “EKO Park”. Peizazhi fantastik, ushqimet totalisht bio, peshku i liqenit dhe freskia e pemëve janë gjithçka që të duhet për të kaluar orët e nxehta të pikut të verës.

Vizitorët të cilët po shijojnë ditët e pushimi në Ulzë shprehen se kjo zonë është një mrekulli pasi të ofron të gjithë të mirat e natyrës.

Leonard Arbri, menaxher në një nga restorantet e zonës thonë se numri i vizitorëve ka ardhur në rritje, falë investimeve të bëra nga bizneset e zonës.

Ulza ndodhet vetëm 70 kilometra nga Tirana dhe Vizitorët mund të gjejnë në këtë zonë të vendit, gjithçka, nga ngjitjet në mal (climbing), ecja në natyrë, tek noti, banja e diellit, tek peshkimi apo dhe udhëtimet me varkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Black Jack 10/07/2022 17:08

Good job por ka nevoje per me shume rregullime si ambient plazhi

Shto koment

Denonco