Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

VIDEO/ Rreziqet shëndetësore nga temperaturat e larta, mjekët apelojnë për të pasur kujdes

14:19, 02/07/2022
A+ Aa A-

Mjekët apelojnë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë stinës së verës, pasi temperaturat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek ta.  Mjekja Valdete Malaj duke folur për SYRI TV u shpreh se janë një sërë problemesh që shfaqen për shkak të dehidratimit të trupit, ndaj dhe mënyra e të ushqyerit dhe mos ekspozimi gjatë pikut janë tepër të rëndësishëm. Ndër kategoritë më të rrezikuara janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës është një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së problemeve shëndetësore tek qytetarët. Kryesisht problemet më tepër lidhen me ekspozimin e gjatë në diell apo me ushqimet.

Mjekja gastrohepatologe Valdete Malaj u shpreh për SYRI TV se problemet më të shumta që shfaqen gjatë kësaj periudhe vijnë për shkak të dehidratimit të trupit, që më pas shoqërohen edhe me probleme të rënda shëndetësore.

E për të shmangur problemet e shkaktuara në këtë stinë, cëlësi i zgjidhjes është një dietë e shëndetshme ushqimore.

Më të rrezikuarat gjatë kësaj periudhe janë kryesisht fëmijët, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë, të cilët duhet të shmangin domosdoshmërisht daljen në periudhën e pikut të të nxehtit.

Teprimi me barnat gjatë kësaj periudhe apo aktiviteti fizik gjatë periudhave me temperatura të larta janë gjithashtu disa nga masat që duhet të marrë cdo qytetar për të shmangur problemet shëndetësore gjatë kësaj stine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco