Korrik, temperatura të larta deri në 40 gradë

Korrik, temperatura të larta deri në 40 gradë

07:00, 01/07/2022
A+ Aa A-

Europa Juglindore do të përfshihet nga intesifikimi i ajrit shumë te nxehtë nga Saharaja duke ndikur edhe vendin tonë temperatura të larta. 

E premte, 1 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare në verilindje - juglindje dhe stuhi lokale. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/34°C
Zona e ulët          17/37°C
Zona bregdetare  21/36°C

Kosova, e premte 1 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 32°C -34°C .

E shtunë 2 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira të pakta. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7  -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/36°C
Zona e ulët          18/39°C
Zona bregdetare  22/37°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco