VIDEO-SYRI TV/ Karkalecat pushtojnë fshatrat e Fierit, fermerët të zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes

13:14, 30/06/2022
A+ Aa A-

Fermerët e Fierit po përballen me humbje të mëdha për shkak të pushtimit nga karkalecat. Ata tregojnë se kjo nuk është hera e parë që hasen me këtë fenomen, por asnjëherë nuk ka pasur një pushtim të tillë. Këta fermerë shprehen të zhgënjyer, pasi ankesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe qeveria i ka braktisur

Nga SYRI TV

Karkalecat kanë pushtuar gjithçka në zonën e Semanit, Topojës, Sektor Semanit, Hamilit, Grykës etj.

Fermerët e zonës pohojnë se nuk është hera e pare që ndodh diçka e tillë, por  vitet e fundit karkalecat sa vijnë e shtohen, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Nga ana tjetër fermerët pohojnë faktin se kanë vënë në dijeni edhe Drejtorinë e Bujqësisë edhe agronomin e njësisë administrative, por nuk është marrë asnjë masë.

Në kushte të tilla, fermerët shprehen thellësisht të zhgënjyer për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco