Qershori mbyllet me luhatje të motit, korriku hyn me temperatura të larta

Qershori mbyllet me luhatje të motit, korriku hyn me temperatura të larta

07:00, 30/06/2022
A+ Aa A-

Qëndra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar adriatik do të kushtëzoje mot pjesërisht të paqëndrueshëm në vendin tonë duke përmbyllur muajin qershor. 

E enjte 30 qershor 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje të pasuara nga reshje dhe stuhi lokale pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 - 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/32°C
Zona e ulët          17/36°C
Zona bregdetare  21/34°C

Kosova, e enjte 30 qershor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 31°C -34°C .

E premte 1 korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare në juglindje dhe stuhi lokale. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/34°C
Zona e ulët          18/37°C
Zona bregdetare  22/36°C/ Sipas RTSH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco