I nxehtë përvëlues në të gjithë vendin, por çfarë ndodh me motin të enjten

I nxehtë përvëlues në të gjithë vendin, por çfarë ndodh me motin të enjten

18:40, 29/06/2022
A+ Aa A-

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane, por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore.

Në këto zona pritet të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.

Parashikimi
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 19 deri 35°C

në zona e ulëta 19 deri 37°C

në zona bregdetare 22 deri 34°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco