VIDEO-SYRI TV/ Sharrë, shemben shtëpitë për të shtuar varre. Banorët: Nuk kemi ku të strehohemi

16:29, 29/06/2022
A+ Aa A-

Katër banesa janë shembur në Kombinat si pasojë e projektit të bashkisë për zgjerimin e sipërfaqes së varrezave. Banorët shprehen se bashkia nuk u ka mundësuar asnjë vend strehimi, ndërsa procesi i legalizimit u është zvarritur prej vitesh.

Nga SYRI TV

4 nga 5 objektet pranë varrezave të Sharrës në Kombinat, janë shembur këtë të mërkurë për ti hapur rrugë projektit të bashkisë për zgjerimin e sipërfaqes së varrezave. Me lot në sy banorët tregojnë se bashkia nuk i ka ofruar asnjë alternativë tjetër strehimi. Legalizimi u është zvarritur prej vitesh, ndërsa përgjigja për skualifikim u ka ardhur vetëm pak ditë më parë, së bashku me lajmërimin se shtëpitë do të shemben.

Familja Vladi është ende në proces gjyqësor, por pavarësisht kësaj IKMT ka vijuar aksionin.

E vetmja familje që ka shpëtuar momentalisht nga shembja e pronës, është Familja Muçalla, e pajisur me vendim gjykate për sigurimin e padisë, sipas të cilit është vendosur pezullimi i ekzekutimit të aktit për shembjen e banesës.

Situatat ka qenë e ngjashme me panoramën e ofruar nga shembjet e 5 Majit, Astirit, laprakës etj, por kësaj here ka marrë përmasat e absurdit, pasi po shkatërrohen shtëpi për të ngritur varre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco