Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO-SYRI TV/ Fermerët në protestë për ujin: Po na thahen të mbjellat

11:34, 29/06/2022
A+ Aa A-

Fermerët e fshatit Seman Sektor protestuan këtë të mërkurë, për shkak të mungesës së ujit të vaditjes.

Sipas fermerëve, persona me fuqi politike kanë bllokuar kanalin vaditës, duke mos lejuar ujin të shkojë në pronat e tyre.

Bujqit e zonës së Semanit shprehen se për shkak të mungesës së ujit, dëmi në bujqësi është i jashtëzakonshëm.

Ata akuzojnë bashkinë për neglizhencë dhe mos ndërhyrje për të zgjidhur situatën, teksa shprehen se janë taksapagues të rregullt.

Në protestë morën pjesë rreth 50 fermerë të këtij fshati, ndërkohë që numri i atyre që preken nga mungesa e ujit të vaditjes është shumë herë më i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco