VIDEO-SYRI TV/ Përhapet lia e dhenëve në Gjirokastër, 6 fëmijë të prekur nga variçela

13:07, 28/06/2022
A+ Aa A-

Gjashtë raste me variçelë te fëmijët janë regjistruar në Gjirokastër. Fëmijët e sëmurë me të quajturën “lia e dhenve” janë karantinuar në banesa, ndërsa institucionet arsimore apelojnë për kujdes.

Nga SYRI TV

Në Gjirokastër janë regjistruar 6 raste të sëmundjes së Vvriçelës te fëmijët, e njohur si “lia e dhenve”. Sëmundja duket se është përhapur në çerdhete  Gjirokastrës, pasi rastet janë identifikuar në dy nga çerdhet e qytetit.

Sipas drejtoreshës së arsimit në Gjirokastrës, prindërit janë këshilluar që të bëjnë kujdes, duke identifikuar simptomat e lisë te fëmijët dhe mbajtjen e tyre në banesë, deri në shërim.

Mbi 600 fëmijë të moshës 1-7 vjeç frekuentojnë institucionet e arsimit parashkollor në bashkinë Gjirokastër, mbi 400 prej të cilëve janë në kopshtet dhe çerdhet e qytetit.

Gazetar: A. Hoxha - Redaktor: J. Hoxhaj – Montazhier:T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco